Zgjimi herët siguron kënaqësi dhe shëndet

Artikujt tjerė
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
- Ecja 1 700 hapa në ditë largon vdekjen
- Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut
- Në Diell ndodhi një shpërthim i ri i fuqishëm
- Raporti ndërmjet belit dhe trupit tregon sa gjatë do të jetoni
- 10 fakte të parëndësishme për Zuckerberg
Tipat e mëngjesit flenë më gjatë dhe në mënyrë më kualitative, janë më të kënaqur dhe më shpesh më aktivë fizikisht se sa e kundërta e tyre - zogjtë e natës. Gjëja e mirë është që të gjithë mund të bëhen zogj të hershëm.Ata që zgjohen më herët kanë imunitet më të mirë dhe janë më optimistë se sa zogjtë e natës, ka treguar hulumtimi i Universitetit Toronto në 700 njerëz. Arsyeja e kësaj fshihet në sasinë e gjumit, sepse tipat e mëngjesit mesatarisht flenë më gjatë dhe në mënyrë më kualitative dhe janë më aktivë fizikisht. Lajmi i mirë është që shumica e njerëzve gjatë periudhës së punës shndërrohen në zogj të hershëm, sepse në të kundërtën nuk do të mund të duronin ritmin e javës së punës, shkruan Daily Mail.
Përveç kësaj, shoqëria jonë është e organizuar ashtu që më shumë ti përgjigjet orës biologjike të tipave të mëngjesit, ndërsa ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë të zgjuar janë të palumtur sepse duhet të zgjohen për punë, derisa më me qejf do të kishin fjetur, ka përfunduar udhëheqësi i studimit, Renee Biss.
Hulumtimi ka zbuluar që vetëm shtatë për qind e adoleshentëve janë tipa të mëngjesit, derisa shumica e njerëzve në vitet e 60-ta më së shpeshti zgjohen në agim. Vetëm shtatë për qind e njerëzve nën 60 vjeç do ta quanin veten zogj të natës.
Ekziston mënyra natyrale me të cilën tipat e natës mund të shndërrohen në zogj të mëngjesit dhe kjo është që gjatë javës ti ekspozohen më shumë dritës, ta ndjekin orarin fiks dhe një kohë ta detyrojnë veten të shkojnë më herët në shtrat dhe të zgjohen më herët, ka shtuar Biss.







