• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Noizy rrahu Babstars, apo këta rrahën Noizy-n? Përfshihet edhe Stresi (video)

Publikuar: 07.05.2012 - 12:02

Tiranë, 7 maj - Incidenti i ndodhur javë më parë në aeroportin e Zurichut, ku janë rrahur Noizy dhe anëtarët e Babastars, ka marrë formë tjetër.

Ata kanë shfrytëzuar emisionin Prive në Klan Kosova për të treguar versionet e tyre të ngjarjes, teksa nuk kanë premtuar fundin e konfliktit.Noizy, i intervistuar nga Klan Kosova ka pohuar edhe njëherë se ka rrahur Babastars dhe se këtë e bëri duke qenë vet i dyti. Ai shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur po që se do të kishte qenë ai vet i gjashti dhe Babastars me vetëm dy anëtarë. Pos tjerash, Noizy akuzoi si qyqar Visar Shalën, anëtarin e Skillz, i cili thotë ta ketë goditur nga prapa teksa po bisedonte me Agon Sylejmanin, anëtarin e Tingulli 3nt, transmeton magazinonline

Më tej Noizy shtoi se fotot e publikuara nga Babastars se në Prishtinë e kanë ruajtur policë civilë janë të pa vërteta dhe pohon se atë e kanë marrë babai i tij dhe dy miqë nga Suhareka. Noizy shprehu çudinë se si askush nga Babastars se preku në aeroport, kur vazhdimisht bënin fotografi nga ai.

Nga ana tjetër pa u shprehur nuk la as menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi. Ai vazhdimisht iu referua Noizyt si i rrahuri. Drini i dërgoi një mesazh Noizyt duke i thënë se për Babastars gjithçka ka përfunduar, por se herën tjetër duhet të matet mirë nëse dëshiron të ketë konflikt me Babastars.

Për fund, Noizy i pyetur se çka mund të ndodhë nëse takohet me Stresin, armik i tij i vjetër, i cili së fundmi u anëtarësua në Babstars, tha se do t’ia shkatërrojë karrierën Stresit po që se lanson vetëm edhe një ‘diss’ kundër tij.



Komente (5)

nga australija11.05.2012/20:00

kjo osh vetem biznes asgje tjeeter po leni se kta jon si fmija nuk e kan iden se qa jon tu bon,po kta as shkollen se ka te perfunduar per muzik as noyzi as babastars. o shqiptar kta jan tu luftu cili asht ma budall se tjetri

Jimmy07.05.2012/22:59

Hallall Noizyt se e paska bo lesh Getin napushaqin e

gjoni07.05.2012/12:53

Qyky Menagjer a sdiii qa koka i Babastarsav kokkaaaaa Bal teper i madh veq riqkja gojen ka po fol. Edhe Idriz Pajtohna me ty. PS GETI KA HONGER DAJAK NE SHQIPNI NE VITIN 2008 VERES BASHK ME AGONIN edhe jo veq 1 her po shum hek ka honger dajak e tash se dij kush kon e ka rreh.

selex07.05.2012/12:46

Nuk eshte hiq per me u befasu per lsi rastesh kur dihet se jan pa shkoll e pa edukat familjare me vjen shum keq qe fmija jon duhet me degju ksi badallsh qe sja vlen as mej pa e as mej degju.Fryhen kishe jem ka bejm diqka e sen sjan ka bajn.ooo ma mir spo shkruj ma shum hiq per mu qafen e thefshi se kurr sjau kem pa hajrin e besa as skena me jau pa kurr idrizi mir e ka hajtni atje ku duhet e mos shitni mend se ju jeni asi qe hala pa ju fol i p...... pantollat e mes veti trima Adem Jashara jeni ju GJENERAT E PA BAME MEREMET JENI auu marre marre qfar degjojn fmija jon tung nga selex

idriz07.05.2012/12:10

masi jeni qaq kini ku me deshmu veten jo mes veti o papakaaaaa ekini veriun ne mitrovic shkoni atje qoni pluhun e kini graqanicen e shum tjera mos te boj referat si ju se bohet mos mu lexu tani hiq o trimat e masluftes

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell