• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Scarlett Johansson me yllin e saj në “Walk Of Fame”

Publikuar: 05.05.2012 - 18:51

Holivood, 5 maj - Aktorja e famshme hollivudiane, Scarlett Johansson merr yllin e saj në të famshmin “Walk Of Fame” (Bulevardi i Famës), në Hollivood.

Aktorja 27-vjeçare dukej rrezëllitëse teksa pozonte pranë yllit të saj, e veshur me një fustan që i nxirrte në pah më së miri format perfekte të trupit, transmeton gazeta-Shqip.

Ylli i Hollivudit ka shprehur lumturinë dhe entuziazmin për këtë moment shumë të veçantë, që e radhit atë në krah të personaliteteve të tjera të kinemasë të cilët kanë marrë një vlerësim të tillë simbolik.

“Jam shumë e emocionuar, jam në ambientin e kinemasë prej 20 vjetësh, kam aktruar që kur kam qenë fëmijë. Ky yll është për mua si një gur mijëvjeçari”, - ka vijuar aktorja.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur nga bota e kinemasë, që i kanë dhënë mbështetjen e tyre aktores 27-vjeçare në këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.

Ylli i Johansson mban numrin 2470 në kategorinë e kinemasë. 3 maj 2012

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell