• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kim Kardashian dhe Kanye West janë fejuar

Publikuar: 03.05.2012 - 13:57

Los Angeles, 3 maj - Edhe pse ende nuk është shkurorëzuar zyrtarisht nga basketbollisti Chris Humphries, Kim Kardashian ka pranuar një unazë të martesës nga i dashuri i saj i tanishëm, reperi Kanye West. Kanye starletën tërheqëse e ka fejuar me një unazë diamanti në Los Angeles.

Ylli i reality show Kim Kardashian tashmë dy muaj është në lidhje me 34-vjeçarin Kanye West.

“Janë të dashuruar marrëzisht. Janë të sigurt se janë të përkryer për njëri-tjetrin,” thotë një mik i afërt me çiftin e famshëm.

Kim aktualisht është duke u shkurorëzuar nga basketbollisti Chris Humphreis, me të cilin ishte në martesë për vetëm 72 ditë.

Para se të lidhet me 31-vjeçaren me prejardhje armene, West ishte në marrëdhënie me starletën amerikane, Amber Rose, nga viti 2008 deri në verën e vitit 2010.

Ndërsa sipas mediave amerikane, Kardashian së shpejti pritet të zhvendoset nga Los Angeles për të jetuar në New York, në mënyrë që të jetë më afër të dashurit të saj të ri.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell