Norah Jones nxjerr albumin e saj të pestë Little Broken Hearts

Artikujt tjerė
- Norah Jones nxjerr albumin e saj të pestë Little Broken Hearts
- Dennis Rodman përfundimisht shkurorëzohet
- Edhe Catherine Zeta Jones futet nën brisk
- 50 centë akuzohet për vjedhje të autorësisë
- Kazakistani ia sheh hairin Boratit
- Megan Fox, definitivisht shtatzënë
- Dashuria e Britneyt dhe Kevinit derdhet në libër
- Rudina Magjistari kërkon ndihmën e policisë
- Rikthehet fenomeni Rita Ora
- Lohan, një makth për kolegët
Pas një pauze trevjeçare, Norah Jones do të nxjerrë albumin e saj të pestë Little Broken Hearts.
Albumi që do të dalë në shitje më 1 maj, përmban 12 këngë, ndërsa është paralajmëruar me singlin "Happy Pills", për të cilën është xhiruar edhe një video.
Norah do të promovojë albumin në një turne botërore. Norah do të jetë më 26 maj në Frankfurt, dhe më 14 korrik do të marrë pjesë në Festivalin Lucca në Itali.
Albumin debutues Come Away With Me 33-vjeçarja Norah e publikoi në vitin 2002. Kënga e këtij albumi Don't Know Why, u bë një hit i madh.
Albumi është shitur në 11 milionë kopje, ndërsa fitoi madje edhe tetë çmime Grammy. Ajo ka punuar me muzikantë të ndryshëm të tillë si Ray Charles, Willie Nelson, Lucinda Williams dhe shumë të tjerë.
Ka përpunuar këngët e Johnny Cash dhe Tom Petty. Albumi i parë i saj ka lidhur popin me soulin e jazzin, i dyti ishte frymëzuar nga zhanri kantri, i treti nga rocku, ndërsa albumin e katërt Norah e nxori në shitje më 17 nëntor të vitit 2009.
Albumet e deritanishme:
1. Come Away with Me (2002.)
2. Feels like Home (2004.)
3. Not Too Late (2007.)
4. The Fall (2009.)









