• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Edhe Catherine Zeta Jones futet nën brisk

Publikuar: 28.04.2012 - 13:53

Në një darkë bamirësie të mbajtur së fundi në New York, më së shumti vëmendje tërhoqi aktorja 42-vjeçare uellsiane, Catherine Zeta Jones.

Por tema e pëshpëritjeve këtë herë nuk ka qenë shëndeti i burrit të saj, Michael Douglas, por fytyra e saj e “ngrirë”.

Shumëkush, në fakt, dyshon që bukuroshja uellsiane është futur nën brisk.

"Catherine duket sikur ka ndjekur hapat e bashkëshortit të saj, dhe edhe ajo iu nënshtrua operacionit plastik", komentoi kirurgu i njohur plastik, dr. Anthony Youn. “Faqet e saj janë më të plota, ndërsa balli është jashtëzakonisht i qetë për femrat e moshës e saj, kështu që unë mendoj se ajo ka përdorur botoks", tha mjeku.

Nëse marrim parasysh stresin që ka përjetuar për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj, është e kuptueshme se aktorja ka vendosur që të rifreskohet pak me operacione.

Po ashtu të gjithë ata që e kanë parë kohët e fundit aktoren 42-vjeçare, nuk mund të mos kenë vërejtur barkun e saj të rrumbullakosur, i cili ka bërë që menjëherë të fillojnë thashethemet që aktorja është shtatzënë, gjë të cilën çifti Zeta Jones-Douglas e hodhën poshtë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell