Norah Jones riaranzhon koncertin për Oskar-ët

Artikujt tjerė
- Kim Kardashian: Beben nuk do ta shfaqi në TV
- Ivica Daçiqi bie në grackën e kamerës së fshehtë (Video)
- Timberlake bashkon forcat me Tom Fordin
- Norah Jones riaranzhon koncertin për Oskar-ët
- Jon Bon Jovi: Jam shumë i zënë për spektakle talenti
- Django Unchained mbledh fonde për transplantim
- Ben Affleck nderohet nga Matt Damon
- Rita Ora nis turin në Britaninë e Madhe
- Putin me djalë e me vajzë me gjimnasten Kabajev
- Clooney i paguan darkën fqinjit
Norah Jones ka ndërruar datën e koncertit në Perth të Australisë muajin e ardhshëm pasi që është ftuar të këndojë në ndarjen e shpërblimeve të Oskarit.
Këngëtarja ka performuar Everybody Needs A Best Friend në filmin hit Ted të Seth Macfarlane, i cili është edhe nikoqiri i sivjetmë i Oskarit, ndërsa kënga është nominuar për këngën më të mirë origjinale.
Macfarlane ka kërkuar nga Jones të këndojë këngën e filmit në mbrëmjen e Oskarëve në Los Angeles, me 24 shkurt, ditën kur është dashur të mbahej koncerti i saj në Perth, kështu që ajo ka ndërruar datën e koncertit me 13 shkurt.
Në deklaratë ylli shkruan: Kur miku im Seth Macfarlane më ftoi të performoja në Oskar, nuk kam mundur ti thosha jo!
Kam kaluar kohë të mrekullueshme duke incizuar këtë këngë me Seth dhe jam gëzuar kur kam marrë vesh që kënga është nominuar për Oskar. Performimi në një ngjarje aq prestigjioze, të cilën do ta drejtoj miku im është një mundësi që ndodh njëherë në jetë.
Sinqerisht shpresoj që çdokush do të kuptojë ndërrimin e datës dhe përsëri do të kenë mundësi të vijnë më herët sesa është caktuar. Kërkoj falje për çdo shqetësim që mund tu shkaktojë kjo. Jam shumë e entuziazmuar që do të performoj për ju!






