Django Unchained mbledh fonde për transplantim

Artikujt tjerė
- Django Unchained mbledh fonde për transplantim
- Ben Affleck nderohet nga Matt Damon
- Rita Ora nis turin në Britaninë e Madhe
- Putin me djalë e me vajzë me gjimnasten Kabajev
- Clooney i paguan darkën fqinjit
- Çiljeta përshëndet edhe Greqinë si Serbinë me F*ck Greece
- Gina Lollobrigida, e martuar pa dijeninë e saj
- Flokët e shkurtër, tendencë e vitit 2013
- Sheridan Smith ndahet nga Reg Traviss
- Babai i Adeles kërkon faljen pas lindjes së foshnjës
Regjisori Quentin Tarantino dhe yjet e filmit të tij të njohur vestern Django Unchained kanë shitur kllapën e filmit të nënshkruar për të mbledhur para për një islandez, i cili është duke u përgatitur për tiu nënshtruar një transplantimi të dyfishtë të dorës.
Jamie Foxx, Christoph Waltz, Leonardo DiCaprio, Samuel L. Jackson dhe Kerry Washington dhe Tarantino kanë nënshkruar kllapën e filmit dhe ia kanë dorëzuar Gudmundur Felix kur kishin dëgjuar për përpjekjet e tij për të mbledhur fonde.
Kllapa e veçantë filmike ka shkuar në një ankandin e uebsajtit eBay.com dhe është shitur 2,700 funte për Feliksin, i cili është duke u shpërngulur nga Islanda në Francë për të pritur operacionin e tij.
Fox ka ndarë lajmin në Twitter duke shkruar: I gëzuar, që kam ndihmuar.
Historia e Felixit është duke u xhiruar nga ekipi i filmit për dokumentarin me emrin Duart e reja, i cili do jetë gati vitin e ardhshëm.






