• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Clooney i paguan darkën fqinjit

Publikuar: 29.01.2013 - 13:39

Është ëndrra e shumë grave, por ja që këtë herë i ka ndodhur një burri që për më tepër ishte edhe i panjohur: George Clooney i ka ofruar darkën!

Në një restorant të njohur të Berlinit, biznesmeni Oliver Hermann ishte ulur pa dijeninë e tij pranë tavolinës ku po darkonte ylli i Hollivudit me miqtë e tij.

Kur ka lënë lokalin, Hermann ka marrë vesh nga kamarieri se fatura e tij ishte paguar nga aktori, i cili kishte shprehur keqardhjen sepse kishte biseduar me zë të lartë me miqtë.

“Unë vajta atje, i dëgjova që po flisnin anglisht, por aktorin nuk e vura re. Nuk m’u duk se ata po bënin zhurmë. Përkundrazi, ishin shumë të moderuar”, ka treguar më pas biznesmeni.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu