Gina Lollobrigida, e martuar pa dijeninë e saj

Artikujt tjerė
- Gina Lollobrigida, e martuar pa dijeninë e saj
- Flokët e shkurtër, tendencë e vitit 2013
- Sheridan Smith ndahet nga Reg Traviss
- Babai i Adeles kërkon faljen pas lindjes së foshnjës
- Daniel Day-Lewis: Fëmijët e mi menduan që unë jam ndërtimtar
- Bradley Cooper në rolin e Lance Armstrong
- Elton John prezanton djalin e tij të sapolindur
- Schwarzenegger dhe De Vito nuk janë paguar për Binjakët
- Turneu i Madonnas në top 10-she me përfitimet nga koncertet
- Andosi nuk fal tradhtinë
Romë, 29 janar - Mund të isha mashtruar nga Javier: një njeri i poshtër, që mund të ishte martuar pa prokurë në Spanjë, pa dijeninë time dhe pa konsensusin tim me qëllim që të trashëgonte pasuritë e mia pas vdekjes. Dua të hedh dritë mbi këtë çështje, thotë aktorja italiane me famë botërore, Gina Lollobrigida, e cila ka denoncuar një spanjoll 44-vjeçar, ish-i dashuri i saj, transmeton Shekulli shkrimin e ANSA-as. Aktorja dje në Romë ka paraqitur denoncimin në polici ndaj burrit në fjalë dhe sipas denoncimit, spanjolli ishte martuar me aktoren me prokurë në Barcelonë, pasi kishte marrë prokurën e aktores nga një tjetër dokument. Pas disa hetimeve, të bëra bashkë me menaxherin e saj, Andrea Piazzolla, Lollobrigida ka zbuluar në internet edhe mashtrime të tjera të burrit në fjalë me njerëz të tjerë. Aktorja pati një lidhje me 44-vjeçarin në vitet 2006-2007. Kam kaluar një periudhë të vështirë ka shpjeguar aktorja 85-vjeçare dhe mendova se duke ndryshuar jetën time do të dilja nga depresioni, por nuk i kam dhënë kurrë pëlqimin për martesë. Çështja është dërguar edhe për hetime ndërkombëtare.






