• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Michelle Obama shkëlqen në inaugurimin e burrit të saj

Publikuar: 23.01.2013 - 10:12

Wu për fitore! Për ballon e saj të dytë të inaugurimit, zonja e parë Michelle Obama ka zgjedhur disenjatorin e saj të preferuar, Jason Wu, i cili në inaugurimin e parë në vitin 2009, kishte dizajnuar për zonjën e parë fustanin e famshëm të bardhë. Këtë herë 49-vjeçarja kishte veshur një kreacion të ri të Wus, fustanin mahnitës me ngjyrë rubini, i cili dukej mrekullueshëm teksa kërcente me bashkëshortin e saj, presidentin Barack Obama.

Zonja e parë që javën e kaluar debutoi balluket e saja, si aksesor të fustanit të saj mbante një byzylyk dhe një unazë me diamant që ishin të punuara me dorë nga Kimberly McDonald, kurse këpucët i kishte dizajnuar Jimmy Choo.

Michelle iu bashkua presidentit elegant për vallëzimin e tyre të parë: Këtë herë ata kërcyen nën tingujt e këngës klasike“Let`s Stay Together”, që këndohej nga Jennifer Hudson.

Gjatë ballos presidenti i tregoi publikut se po i pëlqen stili i ri i flokëve të Michelle.

“Së pari, unë e dua Michelle Obaman”, filloi ai. “ Dhe për të adresuar ngjarjen më të rëndësishme të këtij vikendi, mua më pëlqejnë balluket e saj... Ajo duket bukur. Ajo duket gjithmonë bukur”.

 

Komente (1)

meho meho472live.com25.01.2013/11:46

djalli nuk eshte i bardhe. ai as ne erresire nuk shkeqen.

1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell