Beyonce këngëtarja e parë e huaj në British Awards

Artikujt tjerė
- Adelina në Dancing With the Stars Maqedonia
- Rita Ora provon edhe elefantin
- Jennifer Love Hewitt, krejtësisht nudo në filmin e ri
- Berlusconi prezantohet me të dashurën e re
- Motrat Kardashian para famës
- 10 mln dollarë për videon e nxehtë të Angeline
- Michelle mbush 49 vjeç
- Tarantino ndalon telefonat mobilë gjatë xhirimeve
- Skyfall favorit për triumf në Evening Standard British Film Awards
- Rihanna nuk mërzitet për kritikat për fotografitë provokuese
Miami, 17 janar - 18 muaj pasi koncertit që e mbajti në Glasstonbury, Beyonce ka njoftuar se do të këndojë edhe në një institucion tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe nuk do të ketë nevojë për shumë angazhim.
Amerikania është ylli i parë ndërkombëtar që do të performojë në British Awards më 20 shkurt.
Shfaqja e saj në arenën O2 do të vijë vetëm pak javë pasi ajo mbajti koncertin më të madh televiziv, America`s Super Boël.
Organizatorët e kësaj mbrëmje deri më tani kanë konfirmuar se do të performojnë grupi One Direction, Mumfortd & Sons, Robbie Williams dhe Muse, por një burim i ka thënë Thesun se Beyonce do të jetë goditja më e madhe e organizatorëve.
Ajo është njëra ndër këngëtarët më të mira që këndojnë live dhe do të kemi një material të ri për ta shfaqur për audiencën. Hera e fundit kur ajo performoi në The Brits ishte para nëntë viteve, kur karriera e saj sapo kishte filluar. Në atë kohë ajo këndoi këngën Crazy In Love, kështu që organizatorët kanë vendosur që të kthehet përsëri këtë vit, ka thënë burimi.
Mumford, Muse, Robbie, Beyonce dhe One Direction do ta bëjë të lumtur secilin fans që është do të jetë i pranishëm në këtë mbrëmje.
James Corden do të jetë përsëri mikpritësi i kësaj mbrëmjeje dhe nuk do të ketë shumë shaka prej tij, kështu që i gjithë fokusi do të jetë në muzikë.
Këngëtarë befasues do të publikohen në javët që do të vijnë dhe pritet që të jetë një duet shumë i madh mes dy yjeve që ende mbesin të panjohura.
Mbrëmja e vitit të kaluar ishte njëra ndër më të shikuarat në shtatë vitet e fundit.










blerina hyseni18.01.2013/20:39
shum nice