Rita Ora, më 17 shkurt do shumë njerëz në Prishtinë

Artikujt tjerė
- Ngjyra e kuqe i ndryshoi jetën
- Rita përgatit album me Snoop Dogg
- Rita Ora, më 17 shkurt do shumë njerëz në Prishtinë
- Vampirët ndahen përsëri
- Jennifer Lopez: E lumtur për Ben Affleck
- Miss Amerika: Erdha në NY me 1000$ dhe një valixhe
- Kylie Minogue: Nuk po e lë muzikën
- Princi Harry emërohet beqari më i dëshiruar në botë
- Carmen Electra: Simon Cowell dhe unë jemi vetëm shokë
- Adele mban sekret emrin e djalit
New York, 16 janar - Këngëtarja kosovare me famë botërore, pas paraqitjes në koncertin e Tiranës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po përgatitet për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, vendlindjes së saj të dashur.
Në faqen e saj personale në Twitter, Rita Ora poston për fansat e saj në mbarë globin: Hej edhe një muaj dhe është pavarësia e Kosovës. Do të jeni ju aty?? Ju duam aty si për Pavarësinë e Kosovës. Ahhh shpresoj..., transmeton Balkanweb.
Këngëtarja që për momentin është kryefjala e showbizit botëror këndoi falas me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në koncertin madhështor në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.
Ishte ky koncerti i parë i Ritës në Shqipëri dhe me shpresën se nuk do të jetë paraqitja e saj e fundit për publikun që ka gjakun e saj.








