• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Oprah do ta “djegë” Armstrongun në intervistë

Publikuar: 13.01.2013 - 11:13

Oprah Winfrey po bëhet gati që ta sulmojë Lance Armstrongun me pyetjet e saj që do t’ia bëjë atij në emisionin e saj lidhur me akuzat për doping që ia rrënuan karrierën e tij sportive.

41 vjeçit i janë marr shtatë titujt e fituar të “Tour de France” nga viti 1999 deri në vitin 2005.

Një vit pas zbulimit se Armstrong ka përdorur doping, zyrtarët anti-doping në Amerikë e kanë suspenduar përjetë nga gjitha aktivitetet sportive.

Ky rast kontravers tronditi gjithë botën dhe bëri që Armstrong të jepte dorëheqje edhe nga posti që e kishte në organizatën për luftimin e kancerit “Lance Armstrong Foundation”.

Armstrong ka heshtur për çështjen e skandalit, por tani ai ka pranuar që të flasë me Winfrey, në një intervistë për emisionin e saj.

“Oprah Winfrey do të flas ekskluzivisht me Lance Armstrong në intervistën e parë ‘pa dorëza’. Armstrong do të flasë për akuzat kundër tij në skandalin e dopingut, për akuzat për mashtrim dhe për akuzat se ai ka gënjyer për përdorimin e drogës për rritje të performancës gjatë gjithë karrierës së tij”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kompania televizive, që do të transmetojë emisionin më 17 janar.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell