VIP-at amerikanë përkrahin kontrollin e armëve

Artikujt tjerė
- VIP-at amerikanë përkrahin kontrollin e armëve
- Rihanna do ta shpëtojë X-Factor amerikan
- Brad Pitt, protagonist i reklamës më të keqe të vitit
- Madonna ka arkëtuar më së shumti nga turnetë në vitin 2012
- Diana Avdiu pozon për "Sherri Hill"
- James Cameron sjell Cirkun e Diellit në 3D!
- Gangnam Style, 1 miliard klikime në YouTube
- Rob Kardashian: Jam singëll dhe i lumtur
- Megan Fox zbulon sekretin e kthimit të vijës së trupit pas lindjes
- Beckham shpallen familje e famshme më me stil në botë
Los Angeles, 22 dhjetor - Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow dhe Beyonce janë tre nga personazhet e famshëm që i janë bashkuar fushatës për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur para se të vriste veten.
Klipi zgjat 1 minutë e gjysmë dhe në të VIP-at pyesin: Edhe sa shkolla të tjera? Edhe sa klasa të tjera? Edhe sa kinema të tjera para se ligjbërësit të shtrëngojnë rregullat?
Një kast aktorësh dhe këngëtarësh, duke përfshirë Michelle Williams, Reese Witherspoon, Kate Hudson, Cameron Diaz, Ellen DeGeneres, Julianne Moore, Chris Rock, Jamie Foxx, Olivia Munn, Selena Gomez, Paul Rudd, Jon Hamm, Jennifer Westfeldt, Will Ferrell, Sarah Silverman, Amy Poehler, Adam Scott, Rashida Jones, John Slattery, Jeremy Renner, Conan OBrien shfaqen në video.
Ndërsa Robert De Niro bëri thirrje për sa më pak dhunë në filma një ditë më parë: Nuk më pëlqen dhuna në çdo film, dhuna që nuk ka kuptim dhe që një film mund të bënte shumë mirë edhe pa të, nënvizoi De Niro.









