Rihanna do ta shpëtojë X-Factor amerikan

Artikujt tjerė
- Rihanna do ta shpëtojë X-Factor amerikan
- Brad Pitt, protagonist i reklamës më të keqe të vitit
- Madonna ka arkëtuar më së shumti nga turnetë në vitin 2012
- Diana Avdiu pozon për "Sherri Hill"
- James Cameron sjell Cirkun e Diellit në 3D!
- Gangnam Style, 1 miliard klikime në YouTube
- Rob Kardashian: Jam singëll dhe i lumtur
- Megan Fox zbulon sekretin e kthimit të vijës së trupit pas lindjes
- Beckham shpallen familje e famshme më me stil në botë
- Sheen ia paguan borxhin, ajo e falënderon me lule
New York, 22 dhjetor - Producenti i mirënjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatë festave të Krishtlindjeve ka ndërmend të takohet me Rihannën për ta bindur që t'i bashkohet ekipit të këtij emisioni.
Cowell është i vendosur për të sjellë këngëtaren nga Barbadosi në këtë emision, pasi që gjithnjë e më tepër po i bie popullariteti showt dhe synon ti ofrojë asaj një vend në jurinë e këtij emisioni, raporton e përditshmja britanike Daily Mail.
"Ajo do ta shpëtojë"X-Factorin", sepse aktualisht ajo është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Është shumë lozonjare dhe me pasion, dhe do të ishte e shkëlqyer në televizion. Përveç kësaj, është shumë tërheqëse dhe ka cilësi të pamohueshme muzikore. Jam i sigurt se bukuria dhe karizma e saj do ta shpëtojnë shoun", tha 53-vjeçari Cowell.
Ndërkohë, siç raporton Guardian, Cowell do të takohet me producentët e "X-Factor" britanik në janar për një "samit krize" që synon rimodelimin e shfaqjes. Finalja e fundjavës së kaluar të këtij talent shou në Mbretërinë e Bashkuar tërhoqi 11 milionë shikues, duke e bërë atë finalen më të shikuar që nga viti 2006.









