• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Brad Pitt, protagonist i reklamës më të keqe të vitit

Publikuar: 22.12.2012 - 09:33

Los Angeles, 21 dhjetor - Protagonisti i reklamës më të keqe të vitit 2012-të  është aktori me famë botërore, Brad Pitt.

Ka qenë e përditshmja “Daily Mail” ajo që e ka vlerësuar reklamën e Bradit si më të keqen. Kjo reklamë zgjat 30 sekonda dhe në të aktori realizon një monolog të vetëm.

Aktori 49-vjeçar u pagua pesë milionë euro për të qenë pjesë e spotit të linjës së re të parfumit për meshkuj të "Chanel 5".

"Chanel", një parfum francez, i krijuar në vitin 1921, konsiderohet si një prej markave më të njohura në botë dhe dikur mbahej prej të famshmes Marilyn Monroe.

Por, që kur Pitt u shfaq në reklamë, duket se reklama ka pasur një efekt të kundërt. Shumë përdorues janë shprehur se nuk do ta blejnë këtë parfum për sa kohë që spoti do të transmetohet. Edhe vetë ekspertët kanë thënë se videoja është irrituese dhe se monologu i Pittit është ndër më të këqijtë të dëgjuar ndonjëherë në televizion.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell