James Cameron sjell Cirkun e Diellit në 3D!

Artikujt tjerė
- James Cameron sjell Cirkun e Diellit në 3D!
- Gangnam Style, 1 miliard klikime në YouTube
- Rob Kardashian: Jam singëll dhe i lumtur
- Megan Fox zbulon sekretin e kthimit të vijës së trupit pas lindjes
- Beckham shpallen familje e famshme më me stil në botë
- Sheen ia paguan borxhin, ajo e falënderon me lule
- Adelina Tahiri e morri dhuratën e Vitit të Ri më herët
- Afërdita Dreshaj xhelozon Diana Avdiun
- Dafina Zeqiri me stil flokësh që i shkon
- Futbolli italian tronditet nga autobiografia e Lea di Leos
Los Angeles, 21 dhjetor I famshmi Cirku i Diellit tashmë do të vijë edhe në 3D. Filmi është një realizim i fituesit të çmimit Oscar, regjisorit James Cameron, autor i Titanic dhe Avatar, si dhe producentit Andrew Adamson, autor i Shrek dhe The Chronicles of Narnia.
Ky film vjen për të treguar në formatin maksimal magjinë dhe numrat e pabesueshëm të Cirkut të Diellit, cirkut më të famshëm në botë me 3 800 artistë ndërkombëtarë.
Për regjisorin Cameron Cirku i Diellit 3D është një ëndërr që bëhet e realitet.
Kishim disa kohë që mendonim për të bërë diçka së bashku në 3D, pasi kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Kam qenë me fat që kam punuar me grupin e Cirkut, si dhe të kem në dispozicion talente të tilla për të krijuar shfaqje kaq emocionuese. Performancat e rrezikshme kërkojnë një aftësi dhe kurajë të jashtëzakonshme. Kemi vendosur 10 kamerat tona dhe kemi filluar të xhirojmë, tha Cameron për medien, transmeton Panorama .
Brenda disa ditëve, përkatësisht nga Krishtlindja filmi do të nisë të shfaqet në botë.









