• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Megjithatë, Bosnja mund ta ketë përfaqësuesin në Eurovision

Publikuar: 19.12.2012 - 11:59

Sarajevë, 19 dhjetor - Pasi që BHRT njoftoi se Bosnja e Hercegovina për shkak të krizës financiare, vitin e ardhshëm nuk do të dërgojë përfaqësues në Eurovision në Suedi, bendi “Zoster” ka njoftuar se është i gatshëm ta prezantoj vendin e tyre, krejtësisht pa pagesë

"Duke pasur parasysh faktin se BHRT nuk ka të holla për realizimin  e pjesëmarrjes në Eurovision, ne vullnetarisht, pa paraqitemi vullnetarisht, që pa kurrfarë kompensimi ta përfaqësojmë Bosnjën dhe Hercegovinën në Eurovision. Ne kemi këngën, kemi para për fluturimin në Suedi, ndërsa do të flemë tek miqtë. Nga BHRT ne presim vetëm flamurin," deklaroi bendi “Zoster”.

Kujtojmë se për shkak të krizës që ka prekur shumë vende të Evropës, në Eurovisionin e 58-të me radhë, i cili kësaj radhe do të mbahet në Suedi, nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre disa vende

Por, megjithatë, problem do të mund të paraqesë kuotizimi i cili përcaktohet për secilin shtet pjesëmarrës sipas kritereve të përcaktuara qartë. Dhe kjo varet nga numri i banorëve, nga madhësia dhe standardi i vendit, si dhe nga numri i vendeve që marrin pjesë atë vit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell