Pablo Escobarin ringjallet nga Benicio del Toro në film?

Artikujt tjerė
- Pablo Escobarin ringjallet nga Benicio del Toro në film?
- Të gjitha të fshehtat e të famshmëve në një libër
- Me paratë e babait ndihmon të pastrehët
- Zeta-Jones: Gjatë depresionit, Michael mbështetja më e madhe
- Djali i Karatesë ka mbetur i njëjtë edhe pas 30 vjetësh
- Heidi Klum, bomba e tapetit të kuq godet sërish me veshjen
- Jodie Foster mbush sot 50-vjeç
- Edhe papagalli di të këndoj "Gangam Style" (video)
- Përurohet jahti i Steve Jobs (Foto)
- Gaxha me "Ngjyra e kuqe" nuk fitoi asgjë nga YouTube
Los Angeles, 21 nëntor - Aktori, Benicio del Toro është në bisedime për rolin e bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, në trilerin romantik Paradise Lost, (Parajsa e Humbur) shkruan portali, "Variety".
Filmi ndjek një sërfist të ri, Nick-un, i cili shkon për të vizituar të vëllanë e tij në Kaliforni të SHBA-së dhe atje bie në dashuri me një vajzë lokale, Maria.
Romanca e tyre lëviz në një drejtim të papritur kur Nicku takon xhaxhanë e saj, Pablo Escobar.
Skenari i filmit është shkruar nga aktori, Andrea di Stefano, i cili do të debutojë kësaj radhe edhe si regjisor.
Producenti, Dimitri Rassam, tha për këtë portal se Benicio është "një nga aktorët e rrallë, i cili ka karizmin e mjaftueshëm për të luajtur karakteret e tilla si të bosit të drogës, Escobar, që janë simpatik por, edhe të rrezikshëm dhe kërcënues".
Ndërsa xhirimet do të fillojnë në shtetin e Panamasë në muajin mars të vitit të ardhshëm.








