• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Natën me Rihannën, ditën me Karrueche Tran

Publikuar: 27.10.2012 - 10:33

New York, 26 tetor - Edhe pse Rihanna nuk mundohet më që ta fshehë faktin se është pajtuar me ish-të dashurin, i cili në vitin 2009 e rrahu brutalisht dhe nuk ia var veshin se çfarë mendojnë të tjerët, duket se Chris Brown ende nuk ka vendosur plotësisht cilën do ta zgjedhë.

Dhe gjersa paparacët në baza ditore fotografojnë Chris Brownin dhe Rihannën së bashku duke u argëtuar nëpër ndeja, shkëmbejnë ledhatime dhe kalojnë kohën bashkë, nga ana tjetër, reperi u kap duke kaluar kohën jo vetëm me këngëtaren nga Barbadosi.

Në fakt, kur ai e kuptoi se ende e do Rihannan, pasi ajo i rrëfeu se ende ka ndjenja për të, Chris la të dashurën e tij, Karrueche Tran. Menjëherë pas kësaj, ai u hamend nëse është e mundur të duhen dy persona në të njëjtën kohë, duke synuar Rihannën dhe Karruechen, madje ka regjistruar edhe një video.

Tani paparacët, jo shumë kohë pas ndarjes, e kanë kapur reperin duke dalë nga banesa e ish së dashurës së tij. Edhe pse dolën ndaras dhe shkuan secili me automobilin e tyre, Chris gjithsesi, si një zotëri i vërtetë, i pagoi karburantin Karrueches pasi u ndal në një pompë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell