Elizabeth Taylor, më e pasura pas vdekjes

Artikujt tjerė
- Elizabeth Taylor, më e pasura pas vdekjes
- Nicki Manaj nuk takohet me Balotellin
- Sa i ka kushtuar automobili Nora Istrefit?
- Nicole Scherzinger e Tulisa, një festë super hot
- Mentor Haziri në Irlandë
- Linda merr telefonatë nga burri i idhullit të saj
- E bija e Bono-s përkrah Butler
- Dior e pushon Kuinsin nga puna: Është shëndoshur shumë
- Mariah Carey ka një dhomë për ëmbëlsira në shtëpi
- Dasma e Kim Kardashian me shumë zero
New York, 26 tetor - Elizabeth Taylor është më pasura në listën e të famshmëve të vdekur, duke kaluar Michael Jackson, i cili ishte ylli me fitimet më të mëdha pas vdekjes për vitin e kaluar, por edhe Elvis Presley, sipas Forbes. Pronat dhe objektet e Taylor kanë nxjerrë përfitime prej 210 milionë dollarësh. Ndërsa Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ra në vendin e dytë me fitime prej 145 milionë dollarësh, i ndjekur nga Elvis Presley me 55 milionë dollarë. Pjesa më madhe e pasurisë së Taylor erdhi nga ankandet e bizhuterive të saj, kostumeve që ka përdorur nëpër filma dhe në jetë, nga të cilat u përfituan gjithsej 184 milionë dollarë. Përveç kësaj, aktorja e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 79- vjeçare, ka fituar 75 milionë dollarë nga shitja e parfumit të saj, White Diamonds (Diamantet e bardha). Pjesa tjetër e parave u përfitua nga shitja e pronave, sipas Forbes. Në vendin e katërt në këtë listë renditet kartonisti Charles Shulzt, me 37 milionë dollarë dhe në të pestin Bob Marley, me 17 milionë dollarë. Forbes e ka krijuar listën duke llogaritur të ardhurat e tyre pas vdekjes në periudhës tetor 2011 deri në tetor të vitit 2012.







