• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shpenzon 243 mijë dollarë për unazën që nuk mund ta nxjerrë nga Britania e Madhe

Publikuar: 24.10.2012 - 13:26

Londër, 24 tetor - Këngëtarja Kelly Clarkson ka shpenzuar 243 mijë dollarë në një unazë që dikur i përkiste shkrimtares Jane Austen. Ajo çfarë  nuk dinte këngëtarja amerikane ishte se unaza ishte shpallur më parë si thesar kombëtar i Britanisë së Madhe dhe se ndalohej që të nxirrej jashtë vendit.

Kur këngëtarja 30-vjeçare pa unazën prej floriri që i përkiste Jane Austen, menjëherë ra në dashuri me të. Pa menduar, ajo pagoi 243 mijë dollarë për këtë xhevahir, që doli se nuk mund ta merrte me veti jashtë Britanisë së Madhe.

Kelly bleu unazën në muajin korrik dhe që atëherë është duke u përpjekur për ta marrë atë në Amerikë, gjë të cilën autoritetet britanike po ia ndalojnë.

“Jam zgjuar në katër të mëngjesit për të konkurruar në ankand. Rezulton se nuk mund ta marrë unazën në shtëpi, sepse konsiderohet një thesar kombëtar,” tha ylli për revistën britanike "The Daily Star".

Kelly shtoi se ajo është një adhuruese e madhe e kulturës britanike. Para se të blinte unazën, ajo vizitoi të gjitha ndërtesat që shfaqen në filmin "Pride and Prejudice", i cili është një adaptim i romanit të Jane Austen të vitit 1813.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu