Robert de Niro pa çati mbi kokë

Artikujt tjerė
- Po të mos bëhej aktore, do të fluturonte në gjithësi
- Rrëfehet Pippa: E çuditshme si u bëra e njohur
- James Blunt lë muzikën
- Robbie performon me balerina topless
- Rihanna, në kërkim të një stili më seksi
- Cyrus, respekton xhelozinë e Liamit
- Babai i Lohan: Nuk dua të shoh time bijë të vdesë
- Felix gjithësisë e pret një detyrë tjetër e vështirë
- Më në fund Greta Koçi kapet mat me të dashurin!
- Flori Mumajesi, kolegëve: Mos abuzoni me 100 vjetorin e pavarësisë
Los Angeles, 22 tetor - Se edhe yjet më të famshme të Hollywoodit lehtësisht mund të përfundojnë në rrugë, ka dëshmuar rasti me aktorin Robert de Niro, i cili u bë i pastrehë, pasi shtëpia e tij u shkatërrua nga zjarri.
Në qershor defekti i tharëses së rrobave kishte shkaktuar një zjarr të madh në shtëpinë e De Niros, ndërsa aktori dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, kishin vendosur që ndërtesën e mrekullueshme në parkun njujorkez Central West ta rinovojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vendosen në të. Por pas tre muajve së luftuari për restaurimin e rrënojave kanë arritur në përfundimin se në këtë objekt nuk do të jetë e mundur që të jetohet përgjithmonë, kështu që ata u larguan.
Deri në gjetjen e një foleje të re familjare ata kanë planifikuar që të jetojnë në një apartament me qira në katin 64 të rrokaqiellit Park Imperial, për të cilën ata duhet të paguajnë rreth 157 mijë dollarë në muaj. Kur morën me qira banesën, ata menduan se ishte një suitë me pesë dhoma gjumi, por ajo ishte një hapësirë shumë më e vogël.
Agjencia, përmes së cilës ata kërkuan apartament, duket se nuk e ka thënë të vërtetën në lidhje me pamjen dhe gjendjen e saj. Ata u premtuan atyre që do tia gjejnë një shtëpi të re, dhe derisa të bëhet kjo, çifti duhet të qëndrojë nëpër hotele dhe tek miqtë. Në kërkim për një shtëpi të re, çifti ka bashkuar të gjithë miqtë dhe të njohurit kërkojnë një apartament me pesë dhoma dhe mjaft hapësirë për rroba e këpucë.







Kenan Thaqi23.10.2012/10:42
Bash po me vjen keq a gjyna me kqyr me ju ndihmu se koken met keq a .,Ama pa Çati mbi koke se 175 mije dolare muajin pa ÇATI MBI KOKE E BOTA BOTA .