• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hajrush Behluli: Gresa nuk është këshilltare e Thaçit

Publikuar: 20.10.2012 - 11:49

Prishtinë, 20 tetor - “Vajza e Shkurte Fejzës ‘këshilltare’ e Hashim Thaçit” ishte titulli i një shkrimi që dje ka pushtuar mediat në Kosovë, ku thuhej se Gresa ka zënë një vend pune në kryeministri. Por, ka reaguar babai i saj, Hajrush Behluli, duke treguar se Gresa këngën e ka vetëm hobi e për të pasur një vend pune të tillë ajo ka kryer shkollë.“Gresa e ka krye Shkollën e Mesme të Muzikës me sukses të shkëlqyeshëm, pastaj Fakultetin juridik si dhe masterin për shkenca juridike. Këngën e ka vetëm hobi. Punon qe një muaj për një OJQ në Zyrën Ligjore në Qeveri me kontratë. Nuk është këshilltare e Kryeministrit”.

“Ju kisha lut mos hyni ne gjynah me ne si familje, familja jonë kemi dhënë mjaft për këtë vend, besa edhe gjak dhe nuk kemi përfituar asgjë, tani dalin disa të pandërgjegjshëm dhe fyejë”, transmeton Indeksonline fjalët e tij, i cili ka shtuar se në familjen e tij 6 anëtarëshe janë 5 të diplomuar dhe asnjëri nuk punon, përveç Gresës tani.


Komente (4)

riki 21.10.2012/12:58

Nuk duhet me u qudit se krejt ministrit e kryeministria nje pjes kengetare .kullera e qka mos i ka.Kuku per kete popull ush i ka uzurpu kete shtete.Tmam puna deri dje lakuriqaves si eshte mese keqi e tash shkoin e zene pozita ne ministri e kryeminstri.Po nejse qfare keshilltaresh kemi qashtu i kemi eshe punet katastrof.Deri sa te hjeken keta nuk ka me pas hajre ky popull.

edin smaka20.10.2012/23:06

me vjen keq per kete injorace dhe kete ligesi te ketij populli ,kete xhelozi te paskajshme ndaj njerzve te sukseshem ,per nje familje kaq te respektuar dhe per nje vajz kaq te sjellshme sic eshte Gresa Behlulijam nje kolege e saj ne fakultetin juridik ne magjistrature ka qene studente e dalluar dhe i flet 4 gjuhe te huaja...suksese Gresa

venera20.10.2012/18:43

Qte keqe more ka edhe nese punon ne qeveri njeri eshte edhe gresa shum shum urime i kofte sa e re qe eshte me pas at pozite qdokush do ti lakmonte.

SAZAN BARDHI20.10.2012/14:54

Taman puna edhe qeta me pas Thaqi keshilltare !!!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu