Clapton shet në ankand një pikturë për 33,7 milionë dollarë

Artikujt tjerė
- Publikohet fotoja nudo artistike e Bleona Qeretit!
- Stewart frikësohet që do ta vrasin
- Shitet vila e Elvis Presley për 12.9 milionë dollarë
- Blero duet me Vali Corleonen
- Angjela Martini, bukuroshja e muajit për GQ
- Shqipëria, për herë të parë garuese në Junior Eurovision Song Contest
- Clapton shet në ankand një pikturë për 33,7 milionë dollarë
- Scarlett Johansson është single
- Megan Fox bëhet nënë, fsheh tri javë lindjen
- Lady Gaga blen thonjtë e së ndjerës Edith Piaf
New York, 18 tetor - Eric Clapton ka shitur nëpërmjet ankandit të "Sotheby pikturë nga koleksioni i tij, për shumën prej madje 33.7 milionë dollarësh.
Bëhet fjalë për një pikturë abstrakte të artistit gjerman, Gerhard Richter, ku blerësi dëshironte të mbetej anonim, pasi që edhe blerjen e kësaj vepre e ka bërë me telefon.
Nuk dihet ende arsyeja pse Clapton vendosi të shesë këtë pikturë të çmuar, vlera e të cilës ka tejkaluar vlerësimet fillestare, pasi që supozohej se mund të shkonte deri 14 milionë dollarë.
Është interesante se Richter është një nga artistët e pakët që ende është gjallë, puna e të cilit arrin një çmim shumë të lartë në ankand.
Kujtojmë, se kohë më parë 67-vjeçari ka shitur një pjesë të koleksionit të tij të kitarave që të mblidhte para për renovimin e një klinike, të cilën ai e ndërtoi në vitin 1998 për ti ndihmuar njerëzit që të trajtohen nga varësia prej drogës dhe alkooli.
Para kësaj shitjeje, Sunday Times Rich List ka vlerësuar se ish-anëtari i bendit Blind Faith ka një pasuri prej 140 milionë funtesh duke e bërë atë muzikantin e 17-të më të pasur britanik.








arta berisha18.10.2012/15:09
e shet si nuk e shet, nje pikture e punuar nga kush dhe ne nje vend te zhvilluar si amerika...