Scarlett Johansson është single

Artikujt tjerė
- Scarlett Johansson është single
- Megan Fox bëhet nënë, fsheh tri javë lindjen
- Lady Gaga blen thonjtë e së ndjerës Edith Piaf
- Jude Law, foto zhgënjyese
- Ronaldo ia gjuan të dashurës së Princit të Milanit
- Sarandon ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale për role
- Aurela Gaçe kolegëve: Po i blini klikimet në You Tube
- Adelina e thyen dorën
- Rita Ora në garë për më të mirën e Britanisë
- Lewis: E para e kam kënduar We Found Love
New York, 18 tetor - Aktorja Scarlett Johansson dhe i dashur i saj, Nate Naylor, i kanë dhënë fund romancës së tyre dhjetëmujore.
Sipas portalit Inquistr.com ndërprerja e lidhjes së tyre ka ndodhur javën e kaluar dhe kaloi mjaft keq. "Ata kurrë nuk kanë jetuar zyrtarisht së bashku, por Nate ka mbledhur të gjitha plaçkat e tija nga apartamenti i Scarlett dhe u kthye në të tijin. Lidhja ka marrë fund. Ndërprerja nuk kaloi në një atmosferë miqësore," tha një burimi anonim.
Scarlett për marrëdhënien e saj me ekspertin e marketingut foli publikisht për herë të parë në edicionin e muajit maj të revistës Vogue, ndërsa thashethemet rreth përfundimit të lidhjes së tyre filluan pasi që aktorja është parë në muajin shtator në shoqëri të ish-të dashurit, Jared Leto.
Ylli i filmit The Avengers pas shkurorëzimit nga Ryan Reynolds në dhjetor të vitit 2010, ka qenë në një marrëdhënie me aktorin 52-vjeçar, Sean Penn, ndërsa ka qenë e lidhur edhe me një numër të madh të bukuroshëve tjerë të botës së Hollywoodit.
Aktorja aktualisht ka përfunduar xhirimet e filmit Hitchcock ndërsa pas disa muajsh, do të filloj xhirimin e filmit Don Jon's Addiction.








