Lourdes, largohet nga shtëpia, nuk e duron regjimin autoritar të Madonnës

Artikujt tjerė
- Lourdes, largohet nga shtëpia, nuk e duron regjimin autoritar të Madonnës
- Zajmina ndihet në Kosovë si në shtëpinë e vetë
- Halle Berry merr çmimin Jenesse për punën humanitare
- Musatafa: Vali Corleone? Respekt
- Bar Refaeli: Më ndihmo të bëj një porno-video!
- Tamara Eclestone di të tërheq gjithmonë vëmendjen
- Shakira shtatzënë
- Madonna heq dorë nga kostumi islamik
- Jennifer Lopez me fanellë të realit në Camp Nou
- Vali Corleone, absolut për kryetar të Gjilanit
New York 10 tetor - Vajza e Madonnës, Lourdes, ka vendosur të largohej nga shtëpia ku jetonte me këngëtaren dhe vetë do të paguajë shkollimin, sepse nuk mund ta durojë regjimin e rreptë dhe autoritar të nënës së saj.
Lourdes 16-vjeçare është duke planifikuar të regjistrohet në një kolegj të artit jashtë New Yorkut në mënyrë që të largohet nga Madonna, ndërsa thuhet se shkollimin do ta paguajë vetë.
Ajo do të përdorë paratë e fituara nga shitja e markave të veshjeve për adoleshentë, Material Girl, të cilat i kishte nisur me nënën e saj 54-vjeçare disa vjet më parë, ndërsa, siç pohon një burim i afërt me këngëtaren, Lourdes është lodhur së jetuari sipas parimeve strikte të nënës së saj.
"Madonna është një prind i rreptë, dhe Lourdes është rebeluar. Ajo është ngopur duke qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Kjo është arsyeja pse ajo nuk ka shkuar në turneun e Madonnas," tha një burim për gazetën britanike The Sun.
Lourdes është fëmija më i madh i Madonnas dhe fëmija i vetëm i këngëtares me 46-vjeçarin, Carlos Leon. Pas saj ka edhe tre vëllezër e motra, Rocco 12-vjeçar, David 7-vjeçar, Banda dhe Mercy James gjashtë vjeç.










