• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bar Refaeli: Më ndihmo të bëj një porno-video!

Publikuar: 10.10.2012 - 09:13

Londër, 10 tetor - Supermodelja izraelite, Bar Refaeli, ka bërë një lëvizje të papritur, dhe ka incizuar një video satirike, në të cilën u kërkonte njerëzve t’i japin asaj para, në mënyrë që të xhironte porno-videon e saj.

Bar së fundmi përmes ueb-faqes "Funny or Die" ka publikuar një video me përmbajtje të papritur të quajtur " Sex Tape Kickstarter", në të cilën i lut njerëzit që ta ndihmojnë atë që të mbledhë rreth 115 dollarë për të realizuar ëndrrën e saj për një video porno.

“Unë jam Bar Refaeli, modele dhe aktore, por kurrë nuk e kam realizuar ëndrrën time. Unë dua që të kem marrëdhënie seksuale me një djalë dhe dëshiroj që krejt këtë ta incizoj, në mënyrë që pastaj ta shikojnë njerëzit. Ju lutem, ndihmoni,” thotë modelistja në fillim të videos dhe më pas shpjegon pse ajo ka nevojë për këto të holla.

Në fakt, ajo dëshiron të blejë pajisje me cilësi të lartë të xhirimit dhe çdo donator që i jep një mijë dollarë, qoftë mashkull apo femër, automatikisht bëhet kandidat që të jetë partner i saj në video.

“Unë e di që ju thoni se kush do ta shikojë këtë?”, pyet modelistja me zë lutës.

Videoja më pas paraqet një grup të madh njerëzish në sfond duke trokitur në dritaren prapa shpinës së saj. 

Komente (2)

Alban10.10.2012/13:36

Leje bre se keto ja peralla, dmth kjo po lypka para per te arritur me be studion e vete per film, e pastaj te fiton para qe filmon filma nga tjeter kushi, se per nje film porno cdo porno produksion i jep para te madhe, hë.

Rakipi10.10.2012/09:16

E toni kur te martohesh shko lyp ndihm nga gjygji per ta ndalue filmin !!!

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell