• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mariah Carey e quan “lavire” Nicki Minajn (video)

Publikuar: 04.10.2012 - 20:16

Los Angeles, 4 tetor - Sherr i paparë midis dy këngëtareve gjatë audicioneve të "American Idol". Nicki Minaj duket se ka kërcënuar Mariah Careyn pasi e quajti atë ku**ë gjatë audicioneve të "American Idol" në Karolinën e Veriut. Prodhuesit e spektaklit janë detyruar të ndërpresin xhirimet e shfaqjes, pasi një sherr nisi midis të dyjave, teksa dyshohet se Nicky kërcënoi dhe ofendoi kolegen e saj më të vjetër dhe më në zë. Mirëpo, dëshmitarët ngulmojnë se ishte Carey ajo që nisi gjithçka. “Nicki Minaj u largua nga skena, sepse Mariah Carey filloi ta sulmojë atë”, tregoi një burim për “Mouthteoars”. Menaxheri i Nicki dhe stafi i spektaklit e bindën të kthehej në shfaqje. Mariah vazhdoi me të sajën, derisa e quajti Nickin edhe ‘ku**ë’ dhe pastaj vazhdoi për të diskutuar. Prodhuesit u detyruan ta ndalonin xhirimin”.

Është raportuar më parë se Nicki s'e duronte dot kolegen e saj, duke e etiketuar si tepër arrogante. Ekziston edhe një video e një episodi ku Nicki i bërtet Mariah. Ndër fjalët që i ka thënë koleges duket se ka qenë edhe fraza “Do të të heq qafe”, gjë që nuk është përfshirë në video. Në imazhet e filmuara shfaqet Nicki, ku bërtet në mes të audicionit “Nuk mund të toleroj më arrogancën tënde të sëmurë. Kuptoje mirë dreqi ta hajë! Nuk jam ulur këtu që çdo minutë të përdhosem, apo të sulmohem nga ti vazhdimisht. Unë të heq qafe!”. Gjithashtu dëgjohet edhe Mariah që i përgjigjet në video, ndonëse s’është fort e qartë se ç’thotë. Tashmë, prodhuesit e spektaklit do të vendosin se si do të punojnë të dyja përgjatë pjesës së mbetur të sezonit.






Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell