Christina Aguilera nuk dëshiron të dobësohet

Artikujt tjerė
- Christina Aguilera nuk dëshiron të dobësohet
- Reese Witherspoon bëhet nënë për herë të tretë
- Lindsay Lohan dhunohet në dhomën e hotelit
- Zajmina Vasjari nuk pinë alkool
- Nuk e duron vetminë, do të shoqërohet me binjaket e Playboy
- Bleona Qereti dështon me koncerte
- Rudina Xhunga pret të lindë një vajzë
- Angela Martinin mund ta shohim live në Tiranë
- Shkëndije Mujaj ne Vip Shpija 3
- Balotelli kujdeset për jetën, pajtohet me shtatzënën Rafaela Fico
Christina Aguilera ka folur hapur për problemet e saj me peshën dhe për presionin që i bëjnë drejtuesit e shtëpive diskografike për të qenë elegante.
Këngëtarja tha për revistën Billboard: Gjatë promovimit të albumit Stripped në vitin 2002 u lodha së qëni elegante. Unë jam me origjinë ekuadoriane dhe jam e mbushur, por duket se njerëzit filluan të më shihnin si një vajzë amerikane: bjonde dhe me sy bojëqielli, transmeton TCH.
Kur më panë të shëndoshë për herë të pare, drejtuesit më thanë që duhej të dobësohesha patjetër sepse shëndeti im do të ndikonte tek i gjithë stafi për arsye se njerëzit nuk do të blinin më disqet e mia apo të vinin në koncertet e një vajze mbipeshë, shton Aguilera.
Atëherë Aguilera u dobësua duke i bërë qejfin drejtuesve të shtëpive diskografike, por tani nuk do e bëjë më këtë gjë për promovimin e albumit Lotus.
Ata duhet të dinë se trupi është imi dhe nuk i përket askujt tjetër. Kilogramët e mi të tepërt nuk rrezikojnë paratë e të tjerëve, theksoi këngëtarja e cila do të nxjerrë në treg albumin e radhës më 13 nëntor.







