• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Albumi i ri i Pinkut, i pari në Amerikë

Publikuar: 29.09.2012 - 17:52

Albumi i ri i këngëtares Pink - "The Truth About Love", më në fund e gjeti veten në vendin e parë të listës së revistës “Billboard”, të top 200 albumeve.Duke pasur parasysh suksesin e saj, është e vështirë të besohet se ky është albumi i parë i këngëtares që është në këtë pozitë të listës së kësaj reviste. Pink ka arritur ta ‘hedhë në hije’ edhe albumin e ri të reperit amerikan, Kanye West, “The Killers” e Carly Rae Jepsen e cila ka shkatërruar listat muzikore në mbarë botën me mega-hitin e suksesshëm të tyre, "Call Me Maybe".

Pink menjëherë pas marrjes së lajmit të lumtur në Twitter ka shkruar një mesazh, në të cilën ajo i falënderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë asaj.

“Pas 13 vjetëve dhe gjashtë albumeve, unë u befasova shumë kur kuptova që albumi im është numër një në Amerikë. Jam mirënjohëse për veshët tuaj dhe zemrat. Ju faleminderit!", shkruante në mesazhin e këngëtares 33-vjeçare të postuar në Twitter.

Pink kohët e fundit njoftoi se ajo do të udhëtojë nëpër Amerikën e Veriut për herë të parë pas katër vjetëve, për një turne gjashtëjavësh, i cili do të fillojë më 13 shkurt 2013 në Phoenix. Biletat për këto koncerte do të dalin në shitje në fund të këtij muaji, gjegjësisht më 29 shtator.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell