• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Eliza Dushku prezanton dokumentarin në "Tirana Art Day's"

Publikuar: 29.09.2012 - 13:26

Dokumentari i shumëpërfolur i aktores Eliza Dushku do të prezantohet në Tiranë në kuadër të "Tirana Art Day's", një organizim i Bashkisë së Kryeqytetit, në datat 4, 5 dhe 6 tetor. Organizatorët premtojnë 3 ditë të mbushura me aktivitete kulturore dhe artistike, gjatë të cilave priten të vijnë edhe mjaft nga personalitetet e njohura shqiptare në botë.

Në një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe premiera e filmit, ku Eliza Dushku dhe Blerim Destani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinë dhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, që do të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar. Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Tiranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistin Rick Fox.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell