Nicole për 45 minuta fitoi një milion dollarë

Artikujt tjerė
- Nicole për 45 minuta fitoi një milion dollarë
- Gwyneth Platrow është qaramane
- Me ditëlindje të njëjtë, Douglas dhe Zeta-Jones
- Nicki Minaj, kapitene seksi për të hedhur në treg parfumin e saj
- Sharon Stone shtrohet në spital pas migrenës së fortë
- Paris Hilton kërkon falje nga homoseksualët
- Pse Russell Brand shmang takimin me Victoria Beckhamin
- James Biberi, përkrah Colin Farellit në filmin "Dead Man Down"
- Nuk e do nënën në dasmën e saj
- Tuna në lidhje dashurie me Cozman?! (video)
Dubai, 26 shtator - Ofertën prej një milion dollarësh të bankës NDB nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për një shfaqje 45 minutash në Qendrën Botërore të Tregtisë të Dubait, Nicole Scherzinger nuk ka mundur ta refuzonte. Organizatorët e koncertit, këngëtares i kanë paguar edhe biletën kthyese të fluturimit, të klasit së parë. Nicole nuk ka mundur të mos e pranonte një shumë të tillë të parave, tha një burim për britaniken "The Sun".
Koncertin të cilin e mbajti të enjten e kaluar, këngëtares nuk i mori shumë kohë. Ishte mënyrë e lehtë e të bërit para, shtoi burimi.
Një ditë pas koncertit, Nicole u largua prej Dubait dhe u kthye në Los Angeles për të vazhduar regjistrimin e albumit të saj të ri.
Këngëtarja amerikane kohët e fundit është përballur me largimin e mundshëm nga shou televiziv "X Factor", në të cilën ajo është një prej gjyqtarëve.
Dyshohet se atë do ta zëvendësojë ish-anëtarja e Spice Girls Mel C, e cila, duke qenë si mysafire në një nga audicionet, u shqua me komentet e saj të sinqerta.
Nicole, në fund ishte në gjendje, megjithatë, ta ruante vendin e saj.







