Angelina Jolie në pritje të një transplanti mëlçie?

Artikujt tjerė
- Angelina Jolie në pritje të një transplanti mëlçie?
- Nadir Mura sqarohet rreth filmave porno
- Nik Xhelilaj në premierën telenovelës turke "Qyteti i humbur
- Erleta: Kastro më la me një mesazh
- Rita Ora merr propozim live nga një moderator shqiptar (video)
- Kate në telashe, fotografitë lakuriq edhe në revistën daneze
- Cili është aktori më i lumtur në botë?
- Petra Ecclestone është shtatzënë
- Tuna e kall një fans, i cili e prek në...(video)
- Blerim Destani shet mend me Iphone 5
New York, 24 shtator - Disa thashetheme po qarkullojnë në lidhje me shëndetin e Angelina Jolie-s. Mendohet se ajo vuan nga Hepatiti C. Sipas revistës National Enquirer, partnerja e Brad Pitt-it vuan nga Hepatiti C, sëmundje te cilën e ka marrë në kohën e rinisë kur abuzonte me tatuazhet apo drogën. Një burim ka thënë për revistën: Brad-i mendon se problemet shëndetësore te Angi-t vijnë si pasoje e stresit te madh, por miqtë mendojnë se ka diçka edhe më të keqe, ajo mund të jetë prekur nga Hepatiti C. Burimi pohon gjithashtu se vizita ne Siri tek refugjatët u shkurtua për shkak të dhimbjes së madhe të kokës dhe dehidratimit . Revista National Enquirer shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie. Stafi i saj ka reaguar menjëherë. Zëdhënësja e saj ka deklaruar se ky lajm është i rremë dhe se dobësimi i Angelinas vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.










