• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gosling do të paraqitet në filma erotikë

Publikuar: 21.09.2012 - 21:47

Miami, 21 shtator - Aktori Ryan Gosling, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në dramën romantike “Notebook”, po shqyrton mundësinë të pranojë rolin kryesor në ekranizimin e librave erotikë “Fifty Shades Of Grey”.Një nga yjet më të pashëm të Hollywoodit, Ryan Gosling mund të luajë në filmin erotik “Fifty Shades Of Grey”.

Në fakt, “Fifty Shades Of Grey” aktualisht është libri më i popullarizuar në botë për shkak të përmbajtjes së vet provokuese, raporton RTL. Historia në libër kryesisht bën fjalë për brutalitet, seks sadomazohist, dhe kështu duhet të jetë edhe filmi.

Producenti i filmit do të preferonte që në këtë rol ta shihte Ryanin, i cili në qilimin e kuq në Toronto pranoi se është menduar në lidhje me pranimin ose jo të këtij roli.

“Unë nuk e kam lexuar ende librin, kështu që nuk mund të bëj ndonjë koment në lidhje me këtë rol. A do ta pranoj rolin apo jo mbetet të shihet”, tha Gosling për portalin kanadez, “E.T. Canada”.

Por, mbetet të shihet edhe se a do të pranojë e fejuara e aktorit, Eva Mendes, që i dashuri i saj, me të cilin shumë shpejt pritet të shkojë para altarit, të shkojë në shtrat me një femër tjetër.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu