• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Winona Ryder në bisedime për vazhdimin e filmit legjendar “Beetlejuice”

Publikuar: 19.09.2012 - 21:24

New York, 19 shtator - Aktorja Winona Ryder ka konfirmuar thashethemet se regjisori Tim Burton është duke planifikuar të xhirojë vazhdimin e filmit "Beetlejuice" të vitit 1988. Winona në këtë komedi horror ka luajtur rolin e adoleshentes, Lydia Deetz.

Që nga suksesi i filmit "Beetlejuice" në fund të viteve të tetëdhjeta, thashethemet rreth një vazhdimi të këtij filmi nuk kanë të ndalur.

Winona Ryder ka konfirmuar se yjet e filmit, Michael Keaton dhe Gina Davis, po i bëjnë presion regjisorit, Tim Burton, për të filluar me xhirimet.

“Do të takohem me Barton javën e ardhshme, në mënyrë që të merremi vesh për një projekt të ardhshëm,” u tha Winona gazetarëve të pranishëm në Festivalin e Filmit në Toronto, shkruan "Female First".

Aktorja 40-vjeçare aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit aksion-triler “Homefront” të regjisorit, Gary Fleder ku skenarin e ka shkruar aktori legjendar, Sylvester Stallone.

Filmi bën fjalë për një ish-agjent të DEA, i cili e shpërngul familjen e tij në një qytet të qetë, por ai shumë shpejt has në telashe me bandat që shpërndajnë drogë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu