• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hoffman dhe “Led Zeppelin” shpërblehen për kontributin në kulturën amerikane

Publikuar: 17.09.2012 - 10:52

New York, 17 shtator - Aktori hollivudian, Dustin Hoffman dhe rock bendi "Led Zeppelin" janë fitues të sivjetshëm të shpërblimeve qendrës “Kennedy” që do t’iu dorëzohet më dy dhjetor, njoftoi ky institucion kulturore në Uashington.

Blues kitaristi dhe këngëtari Buddy Guy, komediani dhe  moderatori televiziv, David Letterman, si dhe balerina ruse, Natalia Makarova, gjithashtu janë futur në listën e fituesve të shpërblimeve që jepen çdo vit për kontributin e tyre në kulturën amerikane.

Bendit "Led Zeppelin" iu dha çmimi si bend, por që të tre anëtarët, basisti John Paul Jones, kitaristi Jimmy Page dhe këngëtari Robert Plant, do të marrin nga një mirënjohje individuale.

Drejtori i qendrës “Kennedy”, David Rubenstein, thotë se Dustin Hoffman është "një nga aktorët më komplet dhe ikonë për të gjitha moshat," dhe se bendi "Led Zeppelin" ka "ndryshuar tingullin e rock and rollit".

“Kennedy Center Awards” do t’iu jepen fituesve në prani të presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe bashkëshortes së tij, Michelle.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell