Çiljeta: Nuk na nevojitet martesa

Artikujt tjerė
- Lady Gaga e pikëlluar, rruan një pjesë të kokës
- Tom Cruise, i shkatërruar nga shkurorëzimi
- Çiljeta: Nuk na nevojitet martesa
- Polemika për tatuazhin e ri të Chris Brown
- Besim Dina me Oksigjen në KTV (video)
- Kujt kërkon tia falë buzët Tuna?
- Bibla e Presleyt shitet në ankand, por jo edhe të brendshmet
- Të porsamartuarit refuzojnë dhuratën e Lady Gagas
- Dafina Zeqiri, javë e re, look i ri
- Vildane Zeneli nudo, thyen çdo tabu
Tiranë, 13 shtator - Këngëtarja Çiljeta Xhilaga sapo ka bërë publike shtatzëninë e saj, për të cilën thotë se ndjehet shumë e lumtur meqë do të sjellë në jetë një foshnje nga dashuria mes saj dhe Tomasit. Lidhje kjo jo shumë e gjatë, por që ka rezultuar mjaft e suksesshme, duke u shndërruar në bashkëjetesë dhe tani pritet të bëhen edhe prindër.
Tomasi është një latino-amerikan, i cili tashmë e disa muaj po jeton në Tiranë bashkë me Çiljetën. Dashuria mes tyre ka bërë që ai për një kohë ta braktisë vendin e tij Francën, për të jetuar në Shqipëri. Mirëpo çifti ende nuk ka bërë plane për fejesë apo martesë. Ne tashmë jetojmë bashkë dhe njëkohësisht po presim edhe fëmijën tonë, kështu që nuk na nevojitet fejesa apo martesa. Ne e ndiejmë veten sikur të jemi të martuar, ka thënë ajo, transmeton zhurnal.
Çiljeta do të sjellë në jetë foshnjën e saj të gjinisë mashkullore në muajin shkurt, dhe ata tashmë e kanë vendosur edhe emrin dhe ai do të jetë nga origjina e Tomasit. Emrin tashmë e kemi vendosur dhe djali ynë do të quhet Wayne, emër ky i zgjedhur nga Tomasi dhe që mua më pëlqen mjaft shumë, shton ajo. Çiljeta planifikon që pas lindjes ti rikthehet përsëri skenës muzikore me ndonjë projekt të ri muzikor








