• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kush është personi më i “rrezikshëm” për t’u kërkuar në internet?

Publikuar: 13.09.2012 - 09:11

Los Angeles, 13 shtator - Kompani e cila merret me sigurinë kompjuterike, McAfee, ka njoftuar se ylli i serisë së "Harry Potter" është personi më i rrezikshëm për kërkime online në internet.

Arsyeja për këtë është se shumë ueb-faqe e përdorin emrin e Emma Watson për t’i mashtruar shfrytëzuesit që të downloadojnë software të infektuar apo t’ua vjedhin informatat e tyre personale.

Kur ju surfoni në internet dhe e kërkoni 22-vjeçaren Watson, shanset janë 1 në 8 që ju do të hyni në faqe të "keqe", paralajmëron McAfee.

Ky është studimi i gjashtë i kësaj kompanie për “personat e famshëm të rrezikshëm”.

Vitin e kaluar më e rrezikshmja për kërkim ishte Heidi Klum. Interesante është, siç raporton AP, se femrat janë shpesh "karrem" të cilët i përdorin kriminelët kibernetikë. I vetmi mashkull në top 20-she ishte udhëheqësi Jimmy Kimel.

Ndër personat e tjerë të famshëm "të rrezikshëm" janë edhe Jessica Biel, Eva Mendes, Selena Gomez dhe Halle Berry.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu