• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Donald Trump u vu në mbrojtje të Fadil Berishës

Publikuar: 09.09.2012 - 21:57

Tiranë, 9 shtator - Fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha vazhdon karrierën e tij të suksesshme në New York, duke qenë fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjioze të orëve “Rolex”.

Kohë më parë, Berisha ka pasur një problem me punën e tij. Ndërsa zhvillohej Miss United States, vajzat u pikturuan në trupin e tyre, një lloj arti body-painting, dhe u fotografuan me rroba të brendshme, ndërkohë që u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane.

Çështja shkoi deri në CNN, ndërkohë që ishte vetë pasaniku Donald Trump, i cili e mbrojti këtë kauzë që kaloi e gjitha në favorin e Berishës.

Fotografi shqiptar ka sqaruar se si është zhvilluar kjo ngjarje, që në fund ka ndikuar vetëm pozitivisht tek Miss USA.

“Donald Trump ka Miss Universal, Miss USA dhe Miss Pink. Ishim në Las Vegas dhe ramë dakord që të bënim foto shumë më seksi, për Miss USA meqenëse është një vend shumë më i hapur, është një gjë shumë më interesante dhe ishte një reklamë shumë e mirë. I bëmë ato “In Vegas with Fadil Berisha”, tregoi Berisha rrëfimin e tij për Top-Channel, duke  shtuar:

“Unë nuk isha vetëm në atë takim dhe kur ata panë fotografinë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, aq ‘Victoria Secret’ dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën katër fotografitë dhe i futën në CNN, domethënë se dikush i vodhi fotografitë Fadil Berishës. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s'e teprova. Kur e pyetën Trumpin, ai tha se nuk e kuptonte?! “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i Victoria Secret’”, ka shpjeguar tutje Berisha.

Gjithë kjo doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishin menduar. Spektakli bëri famë në krejt botën, u fut në CNN dhe në çdo televizion amerikan.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell