Ora xhiron me flamurin e Kosovës

Artikujt tjerė
- Baldwin, Williamsit: Po mos të ishe matuf do të të mbysja
- Rita Ora planifikon koncert bamirësie në Kosovë
- Si i kishte lënë Cooper alkoolin dhe drogat
- Angelina Jolie, para gjyqit për plagjiaturë
- Craig, edhe dy filma si Agjenti 007
- Donald Trump u vu në mbrojtje të Fadil Berishës
- Ora xhiron me flamurin e Kosovës
- Mbas gjoksit, Zajmina josh edhe me vithe
- Ulpiana Lama, zbulohen fotot me burrin dhe rivalen e ekranit
- Xhemi Shehu rikthehet moderatore në I love my country
Prishtinë, 9 shtator - Këngëtarja Rita Ora sot i ka vazhduar xhirimet për klipin e saj të ri, përmes së cilit ajo ka qëllim të promovojë vendin tonë në botë. Madje, ajo nuk po mjaftohet vetëm me pamje nga Ksova, por ka xhiruar pjesë të videoklipit edhe me flamurin e Kosovës, të cilin e mban të lidhur në qafë, gjë që edhe njëherë dëshmon dashurinë dhe kujdesin e saj ndaj popullit dhe vendit të vet, raporton Indeksonline.
Për qëndrimin e saj në vendlindje kanë shkruar edhe mediat prestigjioze amerikane.
Në njërën prej tyre shkruhej:
Këngëtarja sensacionale Rita Ora tashmë ka arritur sukses në shumë vend të botës me hitet e saja të deritanishme. Por ajo ka vendosur të kthehet mbrapa, aty ku ka lindur, në Kosovë, për të regjistruar videoklipin e saj të ri. Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, (që dikur njihej si Jugosllavi) dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm një vjeçare.
Kënga të cilës po i punohet klipi, është Shine your light, këngë kjo që bënë pjesë në albumin e saj të parë, ORA.











rinesa haradini10.09.2012/11:48
rita je shym e mir e bukur