• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ulpiana Lama, zbulohen fotot me burrin dhe rivalen e ekranit

Publikuar: 09.09.2012 - 18:28

Tiranë, 9 shtator - Publiku ishte mësuar ta shihte të dielave të sezonit të kaluar si opinioniste në panelin e “E diell” në “Top Channel”, rubrikë që moderohej nga Alban Dudushi.

Shumë pak e dinë që ajo është e martuar, martesë që e ka bërë në Kosovë, pasi atje ka zhvilluar edhe karrierën e saj. Bashkëshorti i saj është nga Prishtina dhe quhet Ardian Lama. Ndërsa në këtë eksperiencë të re televizive me “Pasdite në Top Channel”, Ulpiana do të sfidojë Rudina Magjistarin, e cila ka të njëjtin format në TV “Klan”.

Por, duket se nuk bëhet fjalë për dy rivale, sepse në jetën e tyre ato janë dy mikesha, shkruan Panorama Plus.

Ulpiana, e njohur si publiciste jo vetëm në Kosovë, zëvendësoi Lira Burgijan në këtë format televiziv, që vjen me tema serioze këtë sezon, dhe me minutazh të trefishuar. Le të shohim se sa sukses do të ketë Ulpiana në prezantimin e këtij programi, përballë personazheve VIP dhe specialistëve të fushave të ndryshme, që do të ketë të ftuar në studio. Ajo njihet edhe si sociologe e politologe, përveç eksperiencave të saj si gazetare, redaktore e producente programesh, ndërkohë që ka qenë e angazhuar si zëdhënëse dhe këshilltare politike gjatë kohës kur në Kosovë ishte kryeministër Agim Çeku.

Fillimet e saj të punës me televizionin ajo i ka pasur në vitin 1996 si drejtuese dhe as.producente në TVSH dhe  “Klan” në Tiranë, para se të zhvendosej në vitin 1999 si gazetare, producente dhe folëse lajmesh në RTK. 

Komente (1)

alb09.09.2012/20:02

Po e zoja, oj bi. tybe po. namin e ka ba.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell