Xhemi Shehu rikthehet moderatore në I love my country

Artikujt tjerė
- Xhemi Shehu rikthehet moderatore në I love my country
- Beyonce dhe Rita Ora bëhen motra gjaku
- Pattinson braktis Hollywoodin shkaku i Stewart
- Eddie Murphy përsëri polic i Beverly Hillsit
- Rita qan për Kosovën(video)
- A ka ndryshuar me të vërtetë Kim Kardashian
- Rihanna: Francezët janë të çmendur
- Konfirmohet lidhja e Cheryl Colet me balerinin e saj
- Jim Carrey me rol në filmin "Kick Ass 2: Balls To The Wall"
- Beyonce nuk e duron Kim Kardashianin
Tiranë, 9 shtator - Është një show suksesi, pasi ky format të shtunave organizohet në 30 vende të botës. Titullohet I love my country dhe nga viti në vit rrit shtrirjen e tij në botë, ndërsa pritet të realizohet këtë sezon edhe në Shqipëri.
Pas shkrirjes së programit e E diell, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krastën, ndërsa në sezonin e kaluar me Alban Dudushin, flitet se do të prezantojë këtë format të ri, të cilin Top Channel do ta sjellë në këtë sezon të ri.
Në mbyllje të sezonit të kaluar E Diell, në një intervistë për gazetën Panorama, Xhemi pohoi se pas 10 vjetëve në ekran ende se kishte prekur terrenin e dëshiruar në këtë medium, që nënkuptonte prezantimin e formatit të saj të preferuar. Dhe duket se I love my country tingëllon shumë i përshtatshëm për shijet e saj, pasi ka lojën dhe humorin e batutave. Zakonisht, suksesi i këtij formati qëndron në kiminë, apo afrimitetin që krijohet mes personazheve të skuadrës, që e ngacmojnë apo e mbështetin pjesëtarin e skuadrës në mënyrën e tyre, duke zbuluar një tjetër anë të karakterit. Secila skuadër VIP ka një kapiten, dhe skuadra fituese e garës fiton një çmim special çdo javë. Secila skuadër e kryesuar ka tre anëtarë, një përfaqësues për secilën kategori moshe (20-29 vjeç, 30-39 vjeç, 40-49 vjeç). Skuadrat do ti përgjigjet pyetjeve të Xhemit, pyetje të thjeshta e të komplikuara, që i dedikohen vetëm Shqipërisë.









