Ish-partneri i kërkon Shakirës një pjesë të pasurisë

Artikujt tjerė
- Ish-partneri i kërkon Shakirës një pjesë të pasurisë
- A do ta njihnit Rihannan kësisoj?
- Modelja shqiptare, publikon foto nudo
- Gwyneth Paltrow i shkruan Beyonces mesazh urimi për ditëlindje
- Erdhi Ajo e Aragona Band e bukur dhe ritmike (video)
- Emma Watson: Rezulton se kam pasur 6.000 të dashur
- Përfaqësuesja e Shqipërisë: Kina e bleu titullin e Miss World!
- Mc Kresha kujt i thotë "Çok Güzel"? (video)
- Kate mbron princin Harry
- Reichert: Jemi puthur për 15-20 minuta me Princin Harry
Probleme të vogla për Shakirën. Ndoshta lumturia e saj me të fejuarin Gerard Pique ka krijuar xhelozi tek ish-partneri Antonio De la Rua.
Sipas medieve argjentinase, ky i fundit mësohet të ketë kërkuar 18% të pasurisë së saj, ose 40 milionë euro për 10 vjetët që jetuan së bashku.
Ndërsa në replikë, avokati i Shakirës ka thënë: Ajo nuk ka asnjë detyrim të tillë në bazë të ndarjes konsensuale të vitit 2010. Por do të mbarojë e gjitha me kaq? Këtë nuk e dimë.
Sipas avokatit Heli Abel Torrado, çifti kishte firmosur një marrëveshje paramartesore, që në bazë të ligjit zyrtarizonin ndarjen e pasurisë.
Ndërkaq, sipas burimeve gjyqësore, De la Rua, 38-vjeç ka paraqitur një padi kundër Shakirës, duke argumentuar se ai ka të drejtë për një pjesë të pasurisë së saj.
BW transmeton se sipas një burimi të cituar nga mediat argjentinase, De la Rua është i interesuar të marrë disa prona të cilat i kanë blerë së bashku, siç është një fermë në Uruguai dhe një apartament në New York.








