Bernie martohet fshehurazi me Fabianën 46 vjet më të re

Artikujt tjerė
- Bernie martohet fshehurazi me Fabianën 46 vjet më të re
- Rita ka frikë nga tualetet e panjohura
- Kim është pronare e modelit më të ri të Mercedesit
- Katy Perry ka refuzuar punën prej 20 milionë dollarësh
- Aurela Gaçe: U bëra nënë, por unë nuk ndryshoj!
- McConaughey, dietë drastike për rolin e ri
- Miqësia është shndërruar në dashuri: Dylan dhe Kelly megjithatë janë të dashuruar
- Besart Halimi rikthehet me videoklip të ri (video)
- The Rolling Stones incizon në Paris
- Thashethemet lodhin Victorian
Njeriu i parë i Formula 1 lidhjen me brazilianen e ka filluar 11 muaj pas ndarjes nga Slavica, me të cilën ishte i martuar për 25 vjet. Fejesën me Fabianën e ka bërë publike në prill. Çifti para dy javësh është martuar në fshehtësi në pronën luksoze të Berniet në Zvicër me vlerën prej rreth 30 milionë eurosh. Për Bernie Ecclestone (81) martesa me drejtoreshën e marketingut Fabiana Flos (35) është e treta me radhë. Vajzat e tij Petra (24) dhe Tamara (28) nuk kanë marrë pjesë në martesë siç kishte paralajmëruar tashmë Tamara gjatë një interviste në maj.
Për shkak të besnikërisë ndaj nënës sime, nuk mendoj që do të marrë pjesë në martesën e ardhshme të babait tim, kishte deklaruar Tamara atëherë, ndërsa shumë burime kanë pohuar që marrëdhënia në mes vajzave dhe babait të njohur është prishur qysh se ai ka deklaruar që e ka ndërmend të martohet me Fabianen në vendpushimin e tyre në Zvicër ku kanë kaluar shumë kohë si familje.
Gjatë kohës së martesës, Petra dhe Tamara ishin në Los Angeles. Për fejesën me brazilianen publiku ka marrë vesh në prill të këtij viti. Si dhuratë nga Bernie, Fabiana atëherë kishte marrë unazën me vlerë gati 140 mijë euro.
Bernien dhe Fabianën dallimi prej 46 vitesh nuk i shqetëson aspak. Çifti ka filluar lidhjen në vitin 2009, 11 muaj pasi që njeriu i parë i Formula 1 është ndarë nga bashkëshortja Slavica (54) me të cilën ishte në martesë për 25 vjet. Fabianën e njihte një kohë të gjatë sepse punonte si zëvendëspresidente e marketingut te Formula 1 braziliane, por vetëm para disa vitesh janë bërë më shumë se miq. Ndërsa, gruaja e parë e tij ishte Ivy Bamford, me të cilën ka vajzën Deborah.








