McConaughey, dietë drastike për rolin e ri

Artikujt tjerė
- McConaughey, dietë drastike për rolin e ri
- Miqësia është shndërruar në dashuri: Dylan dhe Kelly megjithatë janë të dashuruar
- Besart Halimi rikthehet me videoklip të ri (video)
- The Rolling Stones incizon në Paris
- Thashethemet lodhin Victorian
- Diaz, në formë të mirë trupore
- Pop-këngëtarja serbe ndryshon mendimin për Kosovën pas koncertit në Graçanicë
- The Office do ti mbyllë dyert
- Llogaria 10.000 funte e Rita Orës në bar
- Hug Hefenr mbështet matresta gay
Javët e fundit Matthew McConaughey është dobësuar shumë për rolin në filmin e tij më të fundit.
Në sheshxhirimin e The Wolf of Wall Street (Ujku i Uoll Stritit), në New York, aktori mezi njihej pasi ka humbur 14 kilogramë.
Filmi me regji të Martin Scorsese ka në kastin e tij aktorë si Leonardo Di Caprio, Jonah Hill dhe francezin fitues të çmimit Oscar, Jean Dujardin.
Gjithsesi, humbja e peshës nga ana e McConaughey është për rolin në filmin e tij të ardhshëm me titull The Dallas Buyers Club. Aktori amerikan është shprehur për Larry King në një intervistë: Interpretoj një djalë të sëmurë dhe duhet të dobësohem. Dieta është diçka psikologjikë më shumë se fizike. Po pi shumë çaj.
Është e vështirë në fillim sepse trupi duhet të mësohet, shton 42-vjeçari.
Filmi, për të cilin aktori ka humbur deri tani 14 kilogramë, tregon historinë e një djali nga Dallas, i cili u prek nga SIDA në vitet 80.






