• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Miqësia është shndërruar në dashuri: Dylan dhe Kelly megjithatë janë të dashuruar

Publikuar: 29.08.2012 - 11:22

Në serialin për adoleshentë “Beverly Hills 90210” ishin shumë të dashuruar, ndërsa në kohën e fundit spekulohet që duhen edhe në jetën reale. Me sa duket janë vazhdimisht së bashku.

Luke Perry (45) ka ngushëlluar Jennie Garth (40) pas prishjes së martesës me Peter Fascinelli. Çifti, shkruajnë mediet, janë të pandashëm në pesë muajt e fundit.

Në serialin për adoleshentë “Beverly Hills 90210” ishin të çmendur për njëri-tjetrin. Edhe pse në serial nuk kanë mbetur së bashku, spekulohet që çifti më i njohur i viteve ’90-të e duan njëri tjetrin në jetën reale.

“Ai është gjithmonë aty për mua. Ka kaluar me mua nëpër periudhat më të dhimbshme të jetës sime dhe asnjëherë nuk më ka zhgënjyer”, – ka thënë Jennie për marrëdhënien me kolegun. Aktorja, e cila pas vetes ka dy martesa të dështuara, nuk ka dashur të konfirmojë nëse është në lidhje me Luke. Kohë më parë kanë xhiruar së bashku një reklamë në LA. Bashkëpunëtorët nga sheshi i xhirimeve thonë se si “kimia” mes tyre ishte e dukshme. Luke vazhdimisht e përqafonte Jennien, i pëshpëriste në vesh dhe e puthte në qafë. Çifti momentalisht janë duke punuar në skenarin e serialit humoristik, emri i të cilit nuk dihet ende. Miqtë e ngushtë thonë që as ata nuk mund të besojnë që janë dashuruar pas gati 22 vitesh. Perry po ashtu është i ndarë, dhe nga martesa ka një vajzë dhe një djalë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme