• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Princin Harry e braktis e dashura

Publikuar: 26.08.2012 - 22:10

Londër, 26 gusht - Princi Harry fshiu llogarinë e tij në facebook, nga frika e zbulimit të detajeve të tjera të pushimeve të tij të çmendura në Las Vegas, ndërsa duket se është ndarë gjithashtu edhe nga e dashura e tij e fundit. Harry është një fans i madh i rrjeteve shoqërore, në të cilat ai ka llogari nën pseudonimin “Spike Wells”.

Megjithatë, që prej mëngjesit të së dielës, profili i tij në facebook është mbyllur, ndërsa mediumet britanike spekulojnë se familjare mbretërore është duke u përpjekur të kufizojë skandalin.

Disa foto të tjera denigruese të Princit dhe festave të tij nudo duket se ekzistojnë dhe negociohet për mospublikimin e tyre.

Ndërkohë, sipas Daily Mail, e dashura e tij, 23-vjeçarja Cressida Bonas e ka mbyllur marrëdhënien që kishte nisur me Princin që prej fillimit të verës.

Modelja, studente në Universitetin e Leedsit u shpreh e poshtëruar nga fotot e të dashurit të saj lakuriq në shoqërinë e një femre, në një dhomë hoteli gjatë pushimeve në SHBA.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell