Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Artikujt tjerė
- Katy Perry me flokë portokalli
- LL Cool J ka rrahur me grushte hajdutin, ia ka thyer hundën dhe nofullën
- Salma Hayek shkakton zemërim për komentet mbi origjinën e saj
- Richard Gere nderohet për karrierë në festivalin e filmit në Zurich
- Nicole Kidman nuk shqetësohet për urinimin mbi Zac Efron për filmin e ri
- Çfarë pozeri: Beckham tepër serioz reklamon parfumin e ri
- Harpe, vogëlushja trendi
- Celine Dion pozon për një photoshoot pikante
- Joshësi është gay! Në serialin turk luan pushtuesin e Sulltanit
- Kate Middleton vë në lojë të shoqin
Tiranë, 26 gusht - Sapo mësuam për turneun e këngëtares Bleona Qereti në Shqipëri, pas një mungese të gjatë në skenat shqiptare, gjëja e parë që na shkoi ndër mend ishte të konsultoheshim për detaje në faqen e saj personale në facebook, që ndiqet nga rreth 13 000 fansa. Aty Bleona bën me dije që më 26 gusht fillon turin e saj të koncerteve në Shqipëri, ku për herë të parë do këndojë këngët e albumit të ri në anglisht, të realizuara në bashkëpunim me Timberland. Njëri nga fansat e faqes i thotë Bleonës që mezi po e pret dhe shpreson të vijë edhe në Elbasan dhe më pas i kujton asaj që kanë qenë në klasa paralele në tetëvjeçare në Elbasan. Kurioziteti na bëri të shikojmë disa të dhëna të bashkëmoshatarit të Bleonës dhe ai rezulton i datëlindjes 1979. Nëse shikojmë në faqen personale të Bleonës, bleonaqereti.com, ditëlindja që ka shënuar këngëtarja është 14 maj 1985. Ndërkohë kjo datëlindje rezulton edhe në faqen e këngëtares në Wikipedia. Dhe po në këtë faqe thuhet se këngëtarja ka debutuar në festivalin e RTSH në vitin 1996 me këngën Lermëni. Megjithëse shumë këngë të festivaleve të kaluara tashmë janë harruar, kënga Lermëni nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi këngëtarja ishte e re dhe shumë simpatike dhe kënga kishte disa vargje interesante, pasi fliste për një adoleshente që kërkonte të bënte jetën e saj dhe kërkonte ta linin të qetë. Mirëpo këtu ka një problem, nëse Bleona është e ditëlindjes 1985, sa vjeç ka qenë ajo në festivalin e vitit 1996? Llogaritë na dalin që ajo ka debutuar në moshën 11 vjeçe, moshë që zakonisht këndohet në një festival fëmijësh dhe jo të rriturish, shkruan gazeta Panorama plus e Tiranës për të vijuar: Ne dimë që Amerika quhet ndryshe edhe Toka e premtuar, por nuk kishim dëgjuar se ajo ishte edhe toka e magjive, ku sapo shkel aty të zbriten menjëherë 6 vjet moshe. Edhe pse femrat në përgjithësi kompleksohen nga mosha, në rastin e një personazhi publik, gënjeshtra me moshën dhe çdo lloj mossinqeriteti tjetër kundrejt publikut që e ndjek, quhet thjesht mashtrim. Këngëtarja e cila siç shkruan në faqen e saj në facebook, mezi po pret të takojë zemrat e saj në Shqipëri, ka thënë edhe ca gënjeshtra të tjera për zemrat e saj
Si p.sh.: Bleona është e para artiste e Europës Juglindore që ka shitur mbi 800 mijë albume, një rekord që nuk është thyer ende nga askush. Sipas njohurive tona gjeografike, krahas shumë vendeve të tjera, në Europën Juglindore përfshihet edhe Greqia dhe Turqia, vende qe kanë nxjerrë këngëtarë brilantë me një karrierë të padiskutueshme në mbarë botën. Sikur të marrim vetëm rastin e Anna Visit në Greqi, e cila ka bërë ture koncertesh nga Amerika e Kanadaja e deri në Australi dhe ka mbi 9 milionë albume të shitura, llogaritë sikur nuk na falin, njësoj si për moshën e Bleonës, apo jo?Vazhdojmë, në biografinë e faqes zyrtare thuhet se klipi Mandarinë ka qëndruar në top-listën e videove më të mirë në televizionet muzikore europiane!!!! Nëse BBF është televizion europian, edhe mund ti japim të drejtë, por as aty nuk na rezulton se klipi ka qëndruar në top-listë për katër vjet. Sa për televizione të tjera europiane, ne bëmë shumë kërkime, por nuk gjetëm gjë
E meqë jemi tek sukseset europiane të Bleonës, këngëtarja në biografinë e saj zyrtare thotë se suksesi i saj është ndërkombëtar, me një audiencë impresive, si p.sh. në Gjermani, Itali, Zvicër, Londër, New York etj. Duke hulumtuar për të kaluarën e saj artistike, ne zbuluam se suksese ndërkombëtare Bleona i quan të gjitha koncertet që ajo ka mbajtur për shqiptarët me banim jashtë kufijve tanë. Pra, sipas kësaj, i bie që çdo këngëtar shqiptar është tashmë një yll internacional, pasi edhe një këngëtar i rëndomtë e ka dhënë të paktën një koncert në klubet e Zvicrës që frekuentohet nga shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Një tjetër informacion i vyer në faqen e saj është se kohët e fundit këngëtarja ka bërë një koncert madhështor në Stamboll të ndjekur nga rreth 25 mijë veta, ku ka performuar në anglisht
Duke dashur me gjithë shpirt ta besojmë, do të kishim dëshirë të mësonim më shumë rreth këtij koncerti madhështor, në çfarë date është bërë dhe pse në faqet e saj zyrtare nuk ka as edhe një foto apo video nga ky koncert
Meqë këngëtarja radhit disa Albanias Grammy Awards në biografinë e saj zyrtare, ne na duhet ti kujtojmë se në karrierën e saj muzikore në Shqipëri nuk ka fituar asnjëherë një çmim të parë në një kompeticion të muzikës së lehtë, por ka qenë një këngëtare e muzikës komerciale e pëlqyer nga një target i caktuar njerëzish. Natyrisht, nuk i mohojmë një nga 20 çmimet që shpërndan Arditi te Kënga Magjike.
Nëse Bleona sot u rikthehet zemrave të saj, siç e quan ajo publikun shqiptar, me albumin e saj të ri, do ishte mirë që ajo të kishte më shumë respekt për ta, duke u treguar modeste, e sinqertë dhe realiste për çfarë ka arritur në këtë treg muzikor, pasi të mohosh të kaluarën e mbi të gjitha të kërkosh ta shtrembërosh atë, është një fyerje shumë e madhe për të gjithë zemrat e Bleonës, përfundon Panorama.


Valmire Llugaliu27.08.2012/21:02
NA VJEN KEQ PER BLEON QE NUK KA DALA MA MOTI UN NUK TE NE GJE HIQ BILE

rolandi27.08.2012/09:28
qfar turpi

Benhur Sejdiu27.08.2012/02:21
Keshtu esht te jetosh ne endrra.. Hehe..






dafina .krasniqi27.08.2012/21:50
Sillet e pshtillet prap n'Shqiperi e kosov kthehet.çfar deshtimi hahahahahhahhahahah